Ismet Munishi e Tahir Lushtaku e bëjnë me radhë, këtë herë mund ta pësojë trajneri i Drenicës

Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë  13-14.04.2019, për kundërvajtësit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare  nga rastet e iniciuara, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

VENDIME

TAHIR  LUSHTAKU; kryetrajner  i klubit të  futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj  me numër të ID kartelës;  010175M70, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve  jo sportive – të gabuara në ndeshjen e javës së; XXVII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA, e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan  (raportet zyrtare – deklarata e gjyqtarit dhe incizimet televizive; pas përfundimit të ndeshjes hynë në fushë dhe i kërcënohet me ton të lartë  gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri,  po ashtu i njëjti  për media në prononcimin e tij  nuk respekton  kodin e etikes sportive, duke akuzuar gjyqtarin dhe zyrtarët e FFK-së). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës)  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetrajneri  në procedurë Tahir Lushtaku  lidhur me rastin. Afati datë; 18.04.2019.

SKËNDER  MUSTAFA; ndihmëstrajner (trajner i portierëve) i klubit të futbollit “DRENICA “nga Skënderaj  me numër të ID kartelës; 010189M66 në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje  josportive  drejtuar gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri (raportet zyrtare-deklarata plotësuese e gjyqtarit dhe incizimet televizive;  ofendime, kërcënime dhe tentim sulmi të gjyqtarit kryesor  Fatmir Tahiri pas  përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të IPKO-SUPERLIGES  së Kosovës në futboll për kategorinë e sendorëve;  DRITA – DRENICA , e zhvilluar me datë 14.04.2019 në  stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ( në mungesë të deklaratës) I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE   deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri  në procedurë Skënder Mustafa lidhur me rastin. Afati date 18.04.2019.