Ismet Munishi dikur thoshte jam ‘baba’, sot tha se është trajner i dobët pasi e la në bankë rezervë Baftiun

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka arritur fitore të rëndësishme duke e mposhtur Feronikelin me rezultat të ngushtë, 3-2.

Tre golat për ‘Xhebrailat’ i ka shënuar sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes, një pyetje i është drejtuar trajnerit Ismet Munishi për çështjen e Blend Baftiut.

Komentuesi e pyet teknikun se përse nuk po e fut Baftiun në formacionin startues.

Kurse, Munishi ia kthen përgjigjen: “Jam trajner i dobët. Kjo është përgjigja”.

Munishi me skuadrën e Ballkanit pozicionohen në vendin e parë pas dy xhirove.

/Gazeta Sheshi/