Ishi i Ferizajit bëhet me skuadër të re

Ardit Hoxhaj, i cili sezonin e fundit luajti për Flamurtarin, është afrimi i parë i Vllaznisë në merkato.

Ishi i Ferizajit, në ditën e sotme ka qenë pjesë e ekipit, në analizën e bërë nga trajneri Tomas Brdariç, raporton GazetaSheshi

Këtë mund ta shiheni në fotot e publikuara nga vetë klubi shkodran, teksa siç edhe mund të shihet sulmuesi është shfaqur me një fanellë të kuqe si ajo e ish ekipit të tij Flamurtari nga Vlora.

Për “Sheshin” e ka konfirmuar edhe klubi shkodran, Vllaznia ku kanë deklaruar që sot do të arrijnë marrëveshje me Hoxhajn.

“Hoxhaj sot do të prezantohet tek klubi”.

Kujtojmë me parë Hoxhaj ka qenë pjesë edhe e klubit kosovar, Ferizaji.

/GazetaSheshi/