Ish-sulmuesi i njohur: Prishtina si “ktyne herë” po marshon drejt titullit kampion

476

Skuadra e Prishtinës e ka fituar derbin kundër Dritës.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com

Kurse, ish-sulmuesi i FC Prishtinës, Berat Hyseni është shprehur i mahnitur nga ecuria prej 15 ndeshjeve pa humbje të skuadrës.

Ai beson se kreyqytetasit po marshojnë drejt titullit kampion.

“Super FC Prishtina. 15 ndeshje pa humbje. Krejt si “ktyne herë” po marshojnë drejt kampionit”, ka shkruar Hyseni në “Facebook”.

Prishtina me këtë fitore afrohet edhe më shumë afër kreut, pasi që ndodhet vetëm katër pikë prapa liderit Ballkanit.

Kështu duket renditja momentale në Superligë: /Gazeta Sheshi/

No photo description available.