Ish-sulmuesi i Juventusit emërohet trajner, ja kë sfidon ai

152

Ish-sulmuesi i Juventusit në sezonin 1999-2000, Juan Eduardo Esnaider, është emëruar zyrtarisht në posti e trajnerit të Getafes. Pas humbjes që Getafe shënoi ndaj Villarealit, klubi vendosi shkarkimin e Francisko Escriba Seguras.

Esnaider ka qenë pjesë e Getafes gjatë periudhës 2009-2011 si zëvendës trajner. Ishte pikërisht kjo skuadër që i dha eksperiencën e parë në pankinë.

Ai do të jetë në stolin e ekipit në Madridit deri në fund të sezonit. Objektivi i vetëm i kërkuar ndaj tij është qëndrimi në La Liga, pasi skuadra ndodhet në vendin e parafundit me 25 pikë.