Ish përforcimi i Gjilanit transferohet tek Beslidhja (FOTO)

636

Ishte paralajmëruar si përforcim tek skuadra e Gjilanit në shkurtin e këtij viti, megjithëse nuk erdhi asnjëherë. Është fjala për sulmuesin afrikan Lion Emmanuel Udemezue, i cili ka kaluar në rradhët e skuadrës shqiptare Beslidhja, shkruan Gazeta Sheshi.

Dokumentacioni ishte bërë shkak për mos ardhjen e tij tek kuq e bardhët, edhe pse ishte pritur me gëzim nga tifozëria gjilanase.

Gjilani
Udemezue i cili ka luajtur në përfaqësuesen U23 të Nigerisë i është bashkuar këtë vikend Besëlidhjes, duke u prezantuar si përforcimi më i ri i kësaj skuadre.


/Gazeta Sheshi/