Ish mbrojtësi i Liverpool-it, Daniel Agger braktis futbollin në moshën 31 vjeçare

Daniel Agger ka vendosur ti thotë mjaft më lojës së futbollit. Edhe pse vetëm 31 vjeç, danezi tashmë ka vendosur ti varë këpucët në gozhdë, duke lajmëruar kështu pensionimin nga loja e futbollit, shkruan Goal.com, përcjellë Gazeta Sheshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, pasi që ka publikuar një fotografi me fanelat e të gjitha skuadrave ku ka luajtur duke shkruar:

“Faleminderit për gjithë mbështetësit. Ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Është e vështirë, por kam vendosur ti japë fund fund futbollit. Jam krenar për karrierën time”, ka shkruar Agger.

/Gazeta Sheshi/