Ish-lojtari i gjigantit belg gjendet i vdekur në Beograd

Mediat në Serbi sot raportojnë se ish futbollisti i reprezentacionit olimpik dhe i Partizanit të Beogradit, Miljan Mrdakovic, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacionit, Mrdakovic dyshohet për vetëvrasje. Raportohet se është gjetur arma në apartament që jetonte me qira në qendër të Beogradit.

Mrdakovic, 38 vjeçar, ishte me të dashurën në banesë ku u gjetë i vdekur nga një armë zjarri.

Ai kaloi tre vjet në kategoritë më të reja të Partizanit, nga ku u transferua në Anderlecht.

I lindur në qytetin e Nishit, Mrdakovic ka luajtur për 20 klube në 10 shtete të ndryshme, ku ka shënuar 150 gola.