Ish-kampioni në krizë, por nuk dorëzohet

355

Vushtrria para tri edicionesh arriti të shkruajë historinë e klubit, duke u shpallur kampion. Atë botë, skuadra që njihej me emrin Llamkos Kosova e që drejtohej nga trajneri Ismet Munishi, ishte superfuqi në vend.

Mirëpo, që prej asaj kohe, me largimin e sponsorit kryesor, themelet e klubit kanë nisur të lëkunden dhe në edicionin e dytë vijues, skuadra ra në një rang më të ulët të garave.

Tani, Vushtrria në krizë të thellë thuajse si kurrë më parë dhe me ekip të përtrirë, synon t’ia dalë në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Sheshi.

Vushtrriasit e drejtuar nga Rizvan Jetullahu duke parë gjendjen financiare dhe fondin e futbollistëve, nuk kanë pretendime për rikthim në Superligë, por nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, duke bërë përpjekje për të bërë më të mirën.

Vushtrria aventurën në Ligën e Parë e nis të shtunën ku përballë do të ketë KEK-un. Sfida do të zhvillohet në Obiliq.