Ish-futbollisti i Lirisë transferohet në Greqi

Stefan Kovec ishte njëri ndër ardhjet më të bujshme të verës së vitin 2017 në Kosovë, teksa mbrojtësi maqedonas ishte transferuar në Superligën e Kosovës, saktësisht te Liria e Prizrenit, shkruan Gazetasheshi.com.

Paraqitjet e tij të mira me klubin nga “Përparim Thaqi” ranë në sy te shumë skuadra, por që karrierën e tij vendosi ta vazhdonte në Maqedoni te skuadra e Sileksit.

Aventura e tij te Sileksi zgjati vetëm gjashtë muaj, pasi që mbrojtësi 25 vjeçar është transferuar në futbollin grek te skuadra, Aspropyrgos Enosis.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi grek dhe vetë Kocev, i cili ka njoftuar përmes llogarisë së tij për këtë transferim.

Image
Kocev ishte njëri ndër futbollistët e preferuar të Blendi Shkëmbit.

Ai luan në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë, por që luan edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

/Gazeta Sheshi/