Ish-futbollisti i Kroacisë dëshiron të bashkohet me Kosovën

184

Elvir Maloku mund të bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës pasi ka shprehur vetë dëshirë të bashkohet me grupin.

Pas Shqipërisë, Austrisë, Suedisë dhe Norvegjisë, Kosova mund të marrë dhe një ish-lojtar të kombëtares së Kroacisë.

Elvir Maloku, mesfushori që ka luajtur me U-15, U-17 dhe U-19 të Kroacisë, dëshiron të vesh fanellën e vendlindjes së tij, edhe pse vitin e kaluar pranoi të luajë me U-21 të Shqipërisë, tek e cila u ftua në disa ndeshje.

“Jam duke pritur thirrjen, do të shohim çfarë do të ndodh, tani për tani nuk do të nxitohemi”, tha Maloku për “Sportske.jutarnji.hr”.

20-vjeçari luan me Gimnastic Tarragona të Ligës së dytë të Spanjës, ku u transferua në verë nga Hajduku i Splitit me të cilët (ekipin e parë), luajti 48 ndeshje dhe shënoi katër gola.