Ish-futbollisti i Hajvalisë Sergio Junior transferohet te skuadra që do luaj në Ligën e Evropës!

Braziliani i skuadrës kampione të Shqipërisë, Skënderbeut, Da Luz Serxhinjo Zhunior sezonin e ri me shumë gjasa do të luaj te skuadra e FC Shkupit.

“InfOSport.mk” mëson se është mbyllur gjithçka për kalimin e tij te skuadra nga Çairi dhe se ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Duke pasur parasysh së fundmi edhe raportet mes dy klubeve, që janë shumë të mira, mendohet të mos ketë pengesa në realizimin e këtij transferimi.

Rikujtojmë Serxhinjo së fundmi në formë huazimi luante për Rabotniçkin, ashtu që kampionati i Maqedonisë për të nuk është i panjohur.

Braziliani 23-vjeçar nga Belo Horizonte sezonin e kaluar me Rabotniçkin zhvilloi 25 ndeshje, duke realizuar 5 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Skënderbeun, në Superligën shqiptare kishte luajtur i huazuar edhe te Laçi si dhe te skuadra e Hajvalisë në Kosovë.