Ish-futbollisti i Hajvalisë ia sjell fitoren Skënderbeut

330

Skënderbeu ka mposhtur 1:0 Laçin në javën e tretë të Superligës shqiptare. Golin e vetëm e ka shënuar Sergio Junior, i cili u transferua në verë nga Hajvalia, shkruan Gazeta Olle.

Ai shënoi me kokë në minutën 23. Titullar për Skënderbeun luajtën edhe lojtarët nga Kosova, Bajram Jashanica e Liridon Latifi, kurse Argjent Mustafa u inkuadrua në minutën 24, derisa Gavazaj hyri në të 55-tën në vend të Latifit.

Për Laçin u aktivizua nga fillimi Faton Toski.