Ish-futbollisti i Gjilanit ‘firmos’ për skuadrën nga Serbia

Semir Hadzibulic është rikthyer aty ku e nisi, te skuadra nga Novi Pazari, e cila bën gara në Ligën e Parë të futbollit serb, shkruan Gazetasheshi.com.

33 vjeçari pak ditë më parë u nda me skuadrën KI Klaksvik, që fitoi titullin kampion në Ishujt Faraoe.

Ai ishte transferuar tek ishullorët nga skuadra e Gjilanit, ekip me të cilin luajti për gjashtë muaj.

Megjithëse ishte transferuar te skuadra e Gjilanit, ai nuk arriti ti përmbushte asnjëherë pritshmëritë.

Madje, ai u largua një muaj përpara se të mbyllej kampionati.

Më parë mesfushori boshnjak githashtu ka luajtur edhe në Shqipëri te Vllaznia, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Bosnje, Qipro, Kuvajt, Maqedoni te Shkëndija si dhe Serbi.

/Gazeta Sheshi/