Ish-futbollisti i Dritës i jep fund beqarisë (FOTO)

7 tetori do të shënohet gjatë për Drilon Musaj-n. Futbollisti mitrovicas që së fundmi ishte pjesë e kampionëve në fuqi Drita, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me të fejuarën e tij Kaltrinën, shkruan Gazetasheshi.com.

Në dasmen e organizuar nga familja Musaj pos të afërmeve të Drilonit po marrin pjesë edhe disa nga ish-shokët e skuadrës.

Musaj ka braktisur Kosovën këtë verë për tu bashkuar me Kaltrinën në shtetin e Finlandës.

Edicionin e kaluar Musaj ishte njëri nga lojtarët kyç të Dritës, duke i ndihmuar gjilanasve të shpallen kampion vendi pas 15 vitesh.

/Gazeta Sheshi/