Ish-dështaku i Inter rikthehet në Itali (FOTO)

I blerë nga Roma si një ndër talentet më premtues për krahun e djathtë të mbrojtjes për Inter, por që dështoi ta bëjë në dy vite që qëndroi në Milano. Bëhet fjalë për brazilianin Dodo, të cilin zikaltrit e huazuan fillimisht dhe pastaj e shitën te Sampdoria.

Edhe këta të fundit e huazon te Santos në Brazil, ndërsa sot mbrojtësi është kthyer në Itali për të kryer vizitat mjekësore të Sampdoria. Në fakt pritej që të mbërrinte blerja më e re, Manolo Gabbiadini, i cili mbërriti pas tij. Braziliani është ai që ka mbërritur i pari dhe do ndjekë që sot një seancë stërvitore me trajnerin Giampaolo.

Gjithsesi qëndrimi i tij në Xhenova nuk pritet të zgjasë shumë sepse Bologna është e interesuar për të dhe pritet që shumë shpejt edhe lojtari të arrijë një marrëveshje me klubin për të kaluar gjysmën e dytë të sezonit atje.