Ish-boksierin më të mirë të botës do ta sfidojë një shqiptar

143

David Haye një ish-kampion bote do të ndeshet me një kundërshtar të panjohur nga Kosova më 21 Maj në 02 Arena. Kështu e ka nisur raportimin BBC Sport, për duelin ndërmjet britanikut dhe kosovarit, të cilët do ti kryqëzojnë dorëzat për herë të parë në histori, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ju kam thënë edhe më herët që kam filluar karrierën nga e para dhe do të arrij deri në maje”, ka deklaruar Haye, duke treguar kështu se ky duel do jetë i lehtë për të.

Haye dhe Gergjaj janë paraqitur në konferencë për shtyp duke konfirmuar ballafaqimin e tyre.
Por, tension solli ndërhyrja e ish boksierit Shannon Briggs i cili akuzoi britanikun për përzgjedhjen e kundërshtarëve.

 


/Gazeta Sheshi/