“Isë, nuk kemi dalë me kullotë”

103

Kanë zgjedhur të marshojnë e jo të festojnë. Me këtë po synojnë që t’i vetëdijësojnë institucionet e Kosovës që dhuna është mjaftë prezentë në shoqërinë kosovare, sidomos ajo në baza gjinore.

Ishin dhjetëra gra që sot u mblodhën tek sheshi “Zahir Pajaziti” per te marshuar e jo per te festuar. Ato u nisën tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ndertese e cila nuk është tjetër pos një odë burrash.

Madje ato nuk lanë pa ia përmendur kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, statusin e tij të para disa ditëve kur fliste për disa gra që kanë ‘kullot’ fonde. Organizatorët lëshuan me zë ulërima të deleve dhe në anën tjetër bërtisnin “O Isë nuk kemi dal me kullote”.

Ato marshin e shoqëruan edhe me pllakata që bartnin në dorë të cilat mbanin mesazhe të ndryshme dhe mbështesnin arsyen e këtij marshi.

“Kundër seksizmit”, “Kundër Homofobisë”, “Liri Seksuale”, “Rruga është e jona, trupi është i yni”, “Mjaftë me Arsyetime”, ishin mesazhet qe nuk mbeten vetëm në pllakata, por edhe u thanë me zë të lartë.

Ne fjalimin e saj, Igballe Rugova, kërkoi që gratë dhe burrat të jenë të barabartë.

“Marshojmë, s’festojmë” është një mesazh për institucionet e Kosovës edhe për shoqërinë kosovare që ne akoma me bollëk e kemi prezentë dhunën në baza gjinore në Kosovë, prandaj sot i themi të gjithëve mjaftë më me arsyetime. Ne dëshirojmë që mos të ketë dhunë , as në familje, as në rrugë as në institucione, prandaj jemi sot së bashku dy gjenerata edhe natyrisht ka edhe shumë djemë edhe burra që janë bashkangjitur edhe kjo për neve është një ditë shumë me rendësi”, tha ajo.