Isco mesazh Real Madrid-it

101

Mesfushori spanjoll i Real Madrid-it, Francisco Alaracon Isco, i cili është i lidhur me disa spekulime që e mbajnë atë larg Santiago Bernabeu-t, i ka dhënë një mesazh të qartë zyrtarëve të klubit, transmeton Gazeta Sheshi.

“Kam edhe dy vite kontratë këtu dhe dëshiroj të qëndrojë deri në fund”, duke deklaruar kështu hapur dëshirën për të qëndruar edhe më tej tek skuadra mbretërore.

Megjithëse rendimentet e tij nuk kanë qenë më të priturat kohët e fundit, Isco mbetet njëri ndër futbollistët më të pëlqyer të tifozëve madrilien.

Gjithçka mund të varet nga përfundimi i sezonit të madrilienëve, të cilët janë shprehur haptazi për një rinovim të madh të skuadrës nga sezonin tjetër, por a do shpëtojë Isco mbetet të shihet.

/Gazeta Sheshi/