Isco luan me zjarrin: nervozizma pas zëvendësimit (Foto)

111

Isco Alarcon ishte protagonisti kryesor i sfidës ndërmjet Las Palmas dhe Real Madridit. Ylli madrilien jo që tregoi diçka në fushë, mirëpo u bë protagonist teksa kamerat kishin kapur veprimet e tij aspak të mira derisa ishte zëvendësuar për Mateo Kovacic, transmeton Gazeta Sheshi.

Mesfushori madrilien nuk e priti aspak mirë këtë zëvendësim i cili hodhi shishet dhe shqelmoi karriget në stolin ku ishin të vendosur skuadra mbretërore.

14579038354544

Nuk është hera e parë që Isco bën veprime të tilla. Ngjashëm kishte vepruar edhe në kohën e Rafel Benitez, mirëpo e kishte ngrohur stolin përgjatë disa ndeshjeve rradhazi.

/Gazeta Sheshi/