Ironia e Ibrës: Këtë vit qëndrova më tepër se 20 minuta në fushë

147

Firmosi hakmarrjen e tij ndaj Çelsit (dy gola dhe një asist), u përfshi në golin e 29-të të PSGsë në Champions që prej 2012-ës (19 gola dhe 10 asiste), 17 më shumë se çdo lojtar tjetër.

Këto janë shifrat e çmendura të Zlatan Ibrahimoviçit në rrugën drejt trofeut më të rëndë- sishëm që i mungon në vitrinën e tij, atë të Ligës së Kampioneve, transmeton Panorama Sport.

Ironia

Dhe gjiganti suedez e nis si përherë me një batutë komentin e tij pas ndeshjes, duke iu referuar kartonit të kuq që mori herën e fundit që vizitoi stadiumin e Chelsea-t, “Stamford Bridge”: “Këtë vit qëndrova më shumë se 20 minuta në fushë.

 

A do të jetë ky sezon i fundit i 34-vjeçarit në Paris ai që do t’i shtojë palmaresit të tij edhe trofeun me veshë? “Po bëjmë gjëra të mira. Sesi do të përfundojë ne nuk e dimë. Por dimë të themi se nuk jemi të kënaqur ende. Nuk duam të ndalemi këtu dhe do ta luajmë çdo ndeshje për ta fituar këto dy muajt e fundit”.