Ironi e fatit: Morina debuton ndaj kësaj skuadre

233

E udhëhoqi gati dy vite dhe në ndeshjen e parë si trajner i një skuadre tjetër, Arbnor Morina sfidon ‘dashurinë e vjetër’.

‘Timonieri’ prishtinas që filloi punën sot te Gjilani, për ironi të fatit, ndeshjen debutuese do ta ketë pikërisht ndaj skuadrës që e drejtoi deri para dy jave, Besës, shkruan Gazeta Sheshi.

Gjilani dhe Besa përballen të dielën dhe me siguri se emocionet për Morinën do të jenë të përziera, por një gjë është e sigurt se këtë herë dëshirë e tij nuk është që të fitojë Besa, pasi fitoren e kërkon me ekipin e ri.