Ipko Superliga vjen sot me dy ndeshje interesante

Xhiro 28 e Ipko Superligës vazhdon sot me dy ndeshje interesante.

Pretendenti për titull, Feronikeli do të jetë mysafir i KEK-ut që tashmë edhe zyrtarisht në edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë, raporton Gazetasheshi.com.

Megjithatë, ‘Elektricistët’ janë zotuar se do ta respektojnë kampionatin dhe do të tentojnë ta ndalin ekipin nga Drenasi me forcat që kanë.

Takimi tjetër i ditës është ai ndërmjet Dritës që nuk ka ndonjë ambicie tashmë për shkak se ka siguruar mbijetesën e në anën tjetër nuk ka gjasa për titull dhe Trepçës ’89 që me fitore eventuale do t’i shpëtonte barazhit.

Të dy takimet fillojnë prej orës 14:45.

Sot, 14:45

KEK-u – Feronikeli

Drita – Trepça ‘89