Ipko Superliga starton sot, kjo është ndeshja që hap stinorin

Pas një pushimi prej më shumë se dy muaj, rikthehen emicionet e kampionatit elitar të futbollit kosovar.

Ndeshja që luhet sot është ajo ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, dy skuadra me synime diametralisht të kundërta, shkruan Gazetasheshi.com.

Përderisa KEK-u do të tentojë mrekullinë për të mbijetuar në elitë, Llapi pretendon titullin e kampionit.

Dueli do të luhet në Obiliq prej orës 13:30.

Ndërkohë, tri takime tjera luhen të shtunën, teksa të hënën dy.