Ipko Superliga, këto ndeshje do të transmetohen në TV

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 22 në Ipko Superligë.

Pesë prej gjashtë ndeshjeve do të transmetohen drejtëpërdrejtë në SuperSport Kosova.

Të shtunën transmetohen takimet Llapi – Trepça ’89 dhe Drita – Ferizaj.

Ndërkohë, të dielën vijnë ballafaqimet KEK-u – Prishtina, Feronikeli – Gjilani dhe Flamurtari – Ballkani.

IPKO Superliga – Java 22

E shtunë
Llapi – Trepca 89 [13:30, SSK]
Drita – Ferizaj [13:30, SSK]

E diel
Feronikeli – Gjilani [13:30, SSK]
KEK-u – Prishtina [13:30, SSK]
Liria – Drenica [13:30]
Flamurtari – Ballkani [16:45, SSK]