Inzaghi trajner i Lacios, ikën Stefano Pioli (Foto)

81

Trajneri i ri i Lacios është Simone Inzaghi. Lajmin e konfirmojnë mediat italiane, të cilat flasin për tensione brenda klubit kryeqytetas.

Stefano Pioli duket se ishte i vetmi që mori përsipër barrën e rezultateve negative të skuadrës në javët e fundit. Ai u shkarkua si trajner i Lacios dhe sipas atyre që shkruhen në media, hyri në histori si i pari trajner që largohet pas humbjes së derbit (me Romën një natë më parë).

Pas këtyre zhvillimeve, disa prej tifozëve të Lacios kanë shkuar pranë qendrës sportive duke i kërkuar llogari drejtuesve të klubit.

12932820_1254935717853107_6804140638309258193_n 12961469_1254845857862093_1925942752666093276_n