Intervista e Xherdan Shaqirit pas fitores në Superkupës të Evropës: Jam krenar për Kosovën

Liverpooli triumfoi mbrëmjen e së mërkurës në Superkupën e Europës përballë Chelseat.

Kjo ishte superkupa e dytë për futbollistin me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri. Në përfundim të sfidës, 27-vjeçari nga Gjilani nuk nguroi të jepte një intervistë në gjuhën shqipe për televizionin “RTK”.

“Një ndjenjë e bukur. Nuk mundesh të fitosh çdo ditë këtë trofe. Jam shumë i lumtur edhe për klubin. Objektivat? Kemi fituar Champions-in vjet, sivjet duam të luajmë një kampionat shumë të mirë, dhe më pas të shikojmë. Ne e dimë të gjithë që Premier Liga është liga më e fortë në botë. Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh. Ne kemi vetëbesim duhet të luajmë një kampionat shumë të mirë, pastaj normale që dëshirojmë të fitojmë edhe Premier Ligën”.

“Kampionati Botëror i klubeve? Ne duam të fitojmë gjithçka. Ka dhe ekipe të forta të tjera. Duhet të bëjmë një vit shumë të mirë. Mund të arrijmë gjithçka”.

Shaqiri

“Kosova? Më pëlqen shumë si luajnë. Kanë ekip shumë të ri. Jam krenar që kanë shkuar përpara dhe po luajnë një futboll të ri. Ishalla kualifikohet në Europian. Kam besim te Kosova. Duhet edhe pak kohë, janë në nivel të mirë, mund edhe të përmirësohen. Jam krenar që kanë ekipin e mirë”.

“E ardhmja? Kam një kontratë të gjatë me Liverpulin. Futbollit nuk i dihen këtu, për momentin jam këtu dhe kam kontratë të gjatë”, u shpreh Shaqiri.