Intervenim hyjnor? Futbollisti ditën e Kurban Bajramit zgjohet nga koma

Stafi dhe adhuruesit të klubit të famshëm holandez Ajax nga Amsterdami sot kanë marrë një lajm të shkëlqyeshëm.

Futbollisti i këtij klubi Abdelhak Nouri është zgjuar nga koma, pas më shumë se një viti dhe ka filluar të komunikojë më anëtarët e tij në familjes, transmeton Insporti, bazuar në shkrimet e mediave në Holandë.

Nouri, i cili ka lindur në Amsterdam, por prindërit e tij i ka nga Maroku, kishte kollapsuar në fushë, në korrik të vitit 2017, si pasojë e një çrregullimi të të rrahurave të zemrës, dhe rrëzimi i kishte shkarkuar edhe dëmtime të trurit.

Ai kishte qenë në koma për më shumë se një vit, deri sot, pikërisht kur myslimanët festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme fetare, kur u bë publik edhe lajmi për zgjimin e tij.

Ndërkohë Ajaxi kishte pranuar se tretmani që Nouri kishte marrë ka qenë joadekuat dhe klubi ka marrë përsipër përgjegjësinë për rastin e tij.