Internacional Tirana – Besa, ky është rezultati i ndeshjes

Besa vazhdon me ndeshje kontrolluese në Shqipëri. Pejanët kësaj radhe përballë patën skuadrën e Internacional Tiranës që nuk refuzon ftesat për ndeshje miqësore.

Ekipi i Valdet Shoshit fitoi me shifrat 2:1. Të dy golat i shënoi përforcimi i janarit, Fatmir Molabecirovic, transmeton Gazetasheshi.com.

Kjo fitore e Besës vjen pas humbjes 3:1 nga KEK-u.