Interi u rikthehet fitoreve (Video)

Pas humbjes befasuese nga Genoa, Interi u është rikthyer fitoreve duke mposhtur 2:1 Udinesen në Giuseppe Meazza

Skuadra e Mancinit e nisi keq ndeshjen në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’. Pas nëntë minutave lojë, Cyril Thereau befasoi vendasit duke shënuar për 0:1.

Ky gol i qoi nga gjumi vendasit që fillimisht barazuan në pjesën e parë derisa 15 minuta para fundit të takimit shënuan edhe dy gola tjerë për t’i marrë tri pikë nga ky takim.

Dy gola i shënoi anësori Stevan Jovetic deria për 3:1 shënoi Eder, që ishte goli i parë me fanellën e Interit.

Pas kësaj fitoreje, Interi ka grumbulluar 64 pikë, katër më pak se Roma që mban pozitën e tretë, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, romakët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Të hënën presin Napolin në ‘Olimpico’.

https://www.youtube.com/watch?v=dJCbPvNu7fo