Interi s’ka më shpresa

Tifozët e Interit sërish janë zhgënjyer. Neroazzurrët pothuajse i kanë ngritur duartë lartë sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Këtë e pranon edhe trajneri Roberto Mancini. Interi është në vendin e katërët me 61 pikë të tubuara, shtatë më pak sesa Roma që është në vendin e tretë.

“Kualifikimi në Champions ishte shumë i vështirë edhe para ndeshjes me Genoan, dhe kjo është shumë e vështirë tani pas humbjes”, ka deklaruar Mancini pas ndeshjes.

“Siç e kam thënë, ne duhet të punojmë shumë, sepse ne jemi duke luftuar për të shënuar. Ne nuk jemi në gjendje për të shënuar shumë gola që ne meritojnë”, ka theksuar ai.