Interi i beson “ëndrrës” Champions

112

Neroazurrët besojnë në pozitën e tretë, e cila i dërgon në garat e Ligës së Kampionëve, derisa këtë vikend ka triumfuar në shtëpi ndaj Palermos  (3-1), transmeton Gazeta Sheshi.

Gjithçka nisi mirë për vendasit, derisa Adem Ljajic realizoi në minutën e 11, ndërsa u pasua më pas nga Mauro Icardi dhjetë minuta më vonë.

Miqtë nuk u treguan inferiorë deri në fundin e pjesës së parë, pasi realizuan përmes Vasquez, mirëpo kjo ishte e tëra që arritën të bënin, pasi në minutën e 54, Icardi mbyll logaritë e ndeshjes.

Pas kësaj fitore Interi vazhdon në pozitën e pestë me 51 pikë, pesë më pak se Roma në vendin e tretë. Kurse Palermo thellon krizën, ajo ka vetëm 27 pikë dhe renditet në vendin e 17 me vetëm një pikë larg zonës që dërgon në Serie B.