Interi e “ulë në tokë” Juventusin (Video)

203

Interi e ka fituar derbin e madh italian ndaj Juventusit.

Zikaltërit kanë mposhtur në ‘San Siro’ kampionët e Serie A, me rezultat 2:1.

Derbi më i madh italian dhuroi emocione të mëdha përgjatë 90 minutave.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën 66, kur Lichtsteiner kaloi në epërsi Juventusin.

I shpejtë ishte reagimi i Interit, që barazoi me anë të Icardit në minutën 68.

Dhjetë minuta më vonë Interi bëri përmbysjen kur Perisic shënoi goli të bukur me kokë.

Pas xhiros së katërt, Juventusi renditet në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Interi në vendin e gjashtë me 7 pikë.

http://www.dailymotion.com/video/x4ps734_all-goals-hd-inter-2-1-juventus-18-09-2016-hd_sport