INTERESANTE/ Leicesteri ka frikë nga fitorja, zbret në fushë… psikiatri

118

Nga qielli është Toni, i cili mbështetjen e tij për “dhelprat” do ta japë deri në fund. Dhe pastaj do të jenë 32 mijë zemrat brenda “King Power Stadium” në “Filbert Way”.

Të gjithë të bashkuar për të rinisur vrapimin pas ndalesës me polemika në barazimin 2-2 ndaj West Ham United.

Duhet harruar gjithçka dhe sa më shpejt që të jetë e mundur përpara ndeshjes më të lehtë (të paktën në letër) që i ka ngelur Leicesterit në sprintin e fundit. Përballë sot është Swanseas por edhe frika për të fituar… frika për të shkruar një faqe të historisë së futbollit, madje përrallën më të bukur dhe të pabesueshme të historisë së futbollit botëror.

Por nuk duhet harruar se 5 pikët diferencë me Tottenhamin janë një avantazh i konsiderueshëm (gati dy ndeshje) dhe vetë Spursat duhet të përballen me Chelsean, përveç West Bromvich, Southampton dhe Newcaslte United. Do të jetë vendimtare për të mos u fshehur pas frikërave që e shohin pezullimin e Vardyt si një ogur të keq dhe Ranieri për vete nuk e bën më: “Mund t’ia dalim. Është momenti i duhur dhe unë jam optimist”.

Këshillat e psikiatrit

Dhe për të mposhtur këto frikëra, që për disa është në kufijtë e terrorit, zbret në fushë edhe një doktor, Mark MekKonoki, konsulent psikiatër, i cili për faqet e “Leicester Mercury” shpjegon si duhet përballuar stresi i takimeve të mbetura: “Stresi është si një llastik: njeriu nuk arrin të punojë në maksimumin e potencialit të tij pa dozën e duhur të stresit.

Por çfarë mund të bëjmë për të shmangur dozën e tepërt të tij? Ai shtohet përpara një pune shumë të vështirë dhe zvogëlohet përpara një pune të lehtë. Një mënyrë për ta reduktuar është që të nisim të shqetësohemi vetëm për objektivin e radhës. Prandaj, në vend që Leiçesteri të mendojë se duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, duhet të stresohet për të fituar vetëm atë të radhës”.

Atëherë mesazhi është i thjeshtë dhe logjik: Mendjen te Swansea sot, për të marrë 3 pikët dhe arratisur në +8 nga Totranhemi. Ku i dihet, kjo distancë mund të fusë në stres londinezët.

/Panorama Sport/