Interesante: Guardiola te City, cilat janë ndalesat e Bayernit

Strategu spanjoll, Pep Guardiola nuk do të mund të transferoj asnjë lojtar nga Bayern Munich në Manchster City.

Douglas Costa, mesfushori i Bayern Munichu-t, ka zbuluar se Pep Guardiola nuk do të mund të transferoj asnjë lojtar nga Allainz Arena në Manchster City.

“Pep ka një klauzolë në kontratë që thotë se ai nuk mund të nënshkruajë me asnjë lojtarë të Bayern Munichut”, ka deklaruar Costa për Globo Esporte.

Costa ka lavdëruar ish-trajnerin, Pep Guardiola dhe punën që ka bërë me Bayernin, ndërsa ka shtuar se do të mbetet pjesë e Bayernit për një kohë të gjatë.