Interesante: Gjendet blloku i shënimeve të Ancelottit në Madrid

142

Përpara se të pyetej se si të nxjerrësh më të mirën e Cristiano Ronaldos në sulm, Carlo Ancelotti shfaqi një bllok shënimesh në një kolumnë për Sina Sport duke ofruar një model vizual në lidhje me mundësitë e ndryshme në aspektin ofenziv të Real Madridit të Zinedine Zidane. Duke përdorur një letër dhe një stilolaps, ish tekniku Madrilen shfaqi opsionet sulmuese që ka përdorur gjatë dy sezoneve të fundit me Cristiano Ronaldon. Dhe rezultati është si vijon:

14583867614253
Kur Cristiano gjendej në të majtë, objektivi i tij final ishte zona e portierit. Kur ndodhej në lëvizje me topin, objektivi i tij ishte zona e 16-metërshit, me opsionin e vetëm të pasonte topin në qendër. Por kur priste krahun, kërcënimi ishte më i madh sepse kur ndodhej përpara linjës frontale të zonës së kundërshtarit, mund të tentonte goditjen. Më poshtë keni edhe një skemë se si kishte funksionuar Cristiano Ronaldo në rastin tjetër.

14583868031833
Mund të kishte një tjetër situatë ku Cristiano Ronaldo dhe Bale ndodheshin në të njëjtin drejtim, dhe në atë moment mund të punonin sëbashku. Kur Bale sulmon shpinën e mbrojtësit kundërshtar, Cristiano mund të vraponte sa më shpejtë që të jetë e mundur për t’u përgaditur të marre pasimin në zonën e penalltisë. Nëse Cristiano fillonte të vrapoje në atë drejtim, ishte shumë e vështirë për mbrojtësit kundërshtarë t’a markonin dhe të ndalonin këtë skemë, që shumë herë ka dhënë frytet e saj.