INTERESANTE: Çka e lidh presidentin e Wolfsburg-ut me Real Madridin ?

90

Real Madridi do të luajë kundër Wolfsburg në çerek-finalen e Champions League. Presidenti i klubit gjerman (Wolfsburg), García Sanz, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i kompanisë se njohur të veturave Wolskwagen Grup, është një Madrilen, plus mik personal i Florentino Perez, i cili po negocion transferimin e mundshëm të mbrojtësit të majtë Ricardo Rodriguez.

Garcia Sanz ka një marrëdhënie personale me Florentino Perez dhe në më shumë se një rast e ka pranuar se pasioni i tij është Real Madridi. Sanz zakonisht drekon me presidentin e Real Madridit kur ai udhëton për në Spanjë për arsye profesionale.

Pas hedhjes se sotme të shortit, Garcia Sanz do ta ketë zemrën e ndarë ku përballen dy ekipet që kanë lidhje me të. Real Madridi si pasioni i tij ndërsa Wolfsburgu si President.