Inter – PSG dhe Napoli mund të blejnë futbollistë me paratë e Juves për Higuainin

226

Transferimi i Gonzalo Higuain mund të sjellë një tsunami të vërtetë në merkato. 90 milionë eurot e ofruara nga Juventus tek Napoli për shërbimet e sulmuesit argjentinas, mund të sjellë shumë lëvizje të tjera në merkato, transmeton Gazeta Sheshi nga As.com.

Presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentiis, është i gatshëm për të bërë goditjen e parë në merkato duke blerë një tjetër sulmues argjentinas. Fjala është për futbollistin e Interit, Mauro Icardi, për të cilën ‘nerazzurrot’ refuzuan 50 milionë euro nga Atletico Madrid, por do ishin të parresitueshme 70 milionët e napolitanëve.

Në këtë mënyrë drejtuesit e skuadrës së Interit do të dërgonin një ofertë prej 50 milionë eurove për sulmuesin e Paris-Saint Germain, Edinson Cavani, i cili duket se nuk është në planet e trajnerit Unai Emery.

Për më tepër, PSG, është e interesuar të blejë kartonin e sulmuesit të Lyonit Alexandre Lacazette, njëri nga të preferuarit e Emeryt dhe në këtë mënyrë do kompletohej një “rrokadë” e madhe në repartin e sulmit tek katër skuadrat e njohura europiane.

/Gazeta Sheshi/