Inter fiton mes vuajteve

112

Neroazurrët kanë triumfuar përballë Bolognas në San Siro, derisa kanë parë të “Zinjët e Ullirit” për të marrë tre pikëshin e rradhës, transmeton Gazeta Sheshi.

Se sa të vështirë do ta kishin këtë përballje djelmoshat e Roberto Mancinit e treguan 45 minutat e para, derisa rezultati qëndroi ai i fillimit, (0-0).

Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës interistët realizuan dy gola të shpejtë përmes Perisic dhe D’Ambrosio, mirëpo fundi i ndeshjes ishte plot ankth pasi miqtë ngushtuan epërsinë përmes Franco Brienza.

Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e katër me 54 pikë, ndërsa Bologna në të nëntin me 36 pikë.

/Gazeta Sheshi/