Intelektualët tentojnë sulmin ndaj trajnerit të tyre

546

Tifozët e Dritës, “Intelektualët”, e kanë përjetuar shumë keq disfatën në shtëpi nga Llapi.

Tifo-grupi gjilanas tentoi të konfrontohet fizikisht edhe me trajnerin Sedat Pajaziti, duke e kërkuar dorëheqjen e tij, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Vetëm pas qetësimit të situatës, Pajaziti dha deklaratë për media.

Tifozët e Dritës edhe gjatë ndeshjes nuk treguan sjellje të mirë, pasi që kur një lojtar lëndohej afër vijës, ata e gjuanin me shishe dhe gjësende të forta.

Drita u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultat minimal, 1:0.