Intelektualët prezantojnë veprën e tyre më të fundit në qytet

Kanë kaluar mbi dy muaj kur kampionati është pezulluar dhe dyert e stadiumeve janë të mbyllura. Kreativitetin e tyre tifozët po e shfaqin në mënyra të ndryshme dhe të tillë janë edhe tifo grupi “Intelektualët” nga Gjilani.

Këtë vikend ata kanë paraqitur një tjetër vepër të tyre, teksa kanë punuar një grafit tejet interesant, shkruan Gazetasheshi.com.

Përmes faqes së tyre zyrtare ‘bardhekaltërit’ kanë prezantuar këtë pamje mjaft e bukur.

“Ne e duam Dritën, nuk i duam paratë” – thuhet në faqen zyrtare të “Intelektualëve”.

• WE LOVE DRITA NOT THE MONEY •#dfcgraffiti #weekendcasual #whiteandblueboys #drita1947 #intelektualët1998

Posted by Intelektualët 1998 on Sunday, May 10, 2020

Kujtojmë që “Intelektualët” kanë qenë tejet aktive duke ndihmuar në mënyrë vullnetare familjet të cilat janë në nevojë në Komunën e Gjilanit.

/GazetaSheshi/