“Intelektualët” me baner emocional në mbështetje të skuadrës së zemrës

Vetëm pandemia ka mundur t’i largojë nga stadiumi. Megjithëse ishin të pranishëm nga objekti pranë stadiumit të qytetit në Gjilan, tifo grupi “Intelektualët” nuk harruan për të lënë një mesazh të rëndësishëm në shkallët e tribunave, shkruan Gazetasheshi.com.

Tifo grupi gjilanas kishin lënë një mesazh të rëndësishëm për futbollistët që ndodheshin në fushën e lojës.

“Gjithmonë pas teje, se vetë kurr nuk je”, thuhej në banerin e lënë nga ‘bardhekaltërit.

Drita shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Flamurtarit me golin e Astrit Fazliut.

Edhe pse është lejuar zhvillimi i kampionatit, shkallët e stadiumeve do të jenë më ndryshe në këto xhirot e mbetura.

Tifozët nuk janë lejuar të jenë prezent për shkak të pandemisë, megjithatë tifozët ultras po arrijnë të gjejnë forma të ndryshme për të mbështetur skuadrën e zemrës.

/Gazeta Sheshi/