“Intelektualët” kanë një mesazh për të gjithë bamirësit që ndihmuan në aksionet për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Tifo grupi “Intelektualët” ishte njëri ndër grupet më aktive që u organizuan për tu dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, raporton Gazetasheshi.com.

Dhjetra mjete transportuese kanë dërguar veshmbathje dhe matriale ushqimore drejt Shqipërisë për tu ndihmuar banorëve që u përballën me pasojat katastrofike të tërmetit në javën e shkuar, i cili goditi zonën e Durrësit dhe Thumanës.

‘Bardhekaltërit’ gjithashtu kontribuan edhe me mjete financiare, derisa aksioneve të tyre iu bashkangjitën një numër i madh biznesesh dhe qytetarë gjilanas.

Ata po ashtu kanë arritur që nga Shqipëria ti strehojnë dhjetra familje në qytetin e Gjilanit, me ç’rast kanë edhe një falenderim publik për të gjithë pjesëmarrësit e këtyre aksioneve:

ARMATË E MADHE!!!Intelektualët janë mirënjohës ndaj të gjithë qytetarëve të Gilanit, për gatishmërinë që na ofruan në…

Posted by Intelektualët 1998 on Monday, December 2, 2019

/Gazeta Sheshi/