“Intelektualët” e vazhdojnë traditën e aksioneve humanitare

Festa e Bajramit po afron, ndërkohë që shumë familje në vend kanë nevojën për t’u furnizuar me gjëra ushqimore, sidomos pas përhapjes së pandemisë dhe mbylljes së shumë vendeve të punës.

Tifo grupi gjilanas “Intelektualët” janë përkujdesur për t’i ndihmuar 15 familje në nevojë, duke i’u ofruar gjëra elementare ushqimore dhe higjienike, transmeton Gazetasheshi.com.

Ky tifo grup, me ndihmën e disa bizneseve dhe qytetarëve gjilanas janë bërë bashk dhe i kanë mbledhur forcat për ta shtuar buxhetin e ndihmave për familjet në nevojë.

Përmes faqes së tyre zyrtare, “Intelektualët” kanë falenderuar të gjithë kontribuesit e këtij aksioni.

Kujtojmë që tifozët gjilanas kanë dhuruar ndihma edhe gjatë kohës së pandemisë dhe se aksionet e tyre humanitare tashmë janë bërë të zakonshme.

Festa e Bajramit pranë familjeve në nevojë!Intelektualët , qytetarët dhe bizniset e qytetit tonë prapë ju përgjigjen…

Posted by Intelektualët 1998 on Friday, May 22, 2020

/Gazeta Sheshi/