Instagrami sjell ndryshime, tani me i sigurte

129

Rjeti më i madh pas Facebooku-ut, Instagrami së fundmi ka ndryshuar mënyrën se si shihen pëlqimet.

Kompania po rishikon mënyrën e cila bën që pëlqimet të shfaqen të gjitha si numra, edhe nëse në një foto ka më pak se 11 pëlqime. Më parë fotot me më pak se 11 pëlqime shfaqnin emrat e çdo personi që e kishte pëlqyer foton.

Ende nuk dihet se prej sa kohësh kompania po merret me ndryshimin e këtij tipari, por disa përdorues filluan t’i shihnin pëlqimet e reja përgjatë dy ditëve të kaluara.

Një zëdhënës i Instagramit ka konfirmuar testimin por nuk ka thënë nëse ky tipar do të shfaqet për më shumë përdorues dhe ende nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj mbi kohën.
Disa përdorues kanë shkruar në Twitter se pëlqimet u kthyen në numra pasi kaluan numrin tre.

Instagrami nuk ka dhënë detaje të tjera për specifikat e testimit.

Mund të duket si një ndryshim i vogël por mund të jetë një ndryshim i rëndësishëm, sidomos për përdoruesit e rinj të aplikacionit. Arritja e 11 pëlqimeve mund të duket si një arritje e rëndësishme për çdo postim në Instagram kështu që ndryshimi i mënyrës se si aplikacioni tregon pëlqimet mund të ketë një ndikim të madh.