Injoroi tifozin që i kërkoi foto, lojtari i Valencias bën prapakthehu kur e kupton që po filmohej nga kamerat (VIDEO)

Një gjest i shëmtuar ka ndodhur me një nga lojtarët e Valencias, në ndeshjen e fundit që zhvilluan në “San Mames” me Getafen.

Talenti 18-vjeçar i Valencias, Kang-in Li ka treguar një figurë të keqe me një prej tifozëve të tij, i cili kërkonte një foto me lojtarin. Një fëmijë i vogël i cili ishte fans i Kang-in Li, mbante një flamur të Koresë në dorë dhe iu afrua lojtarit për t’i kërkuar një foto.

Mirëpo ky i fundit, nuk pranoi teksa e përshëndeti me dorë që nga stoli ku ndodhej i ulur, duke e injoruar vogëlushin. Menjëherë pas kësaj kanë reaguar shokët e skuadrës që ndodheshin aty, teksa i kanë thënë atij të shkonte të bënte foto, pasi po linte një shije të keqe tek të tjerët, duke ditur që po filmohej nga kamerat.

Pas shumë këmbënguljeve të shokëve të ekipit, talenti pranoi të shkonte të bënte foto me fansin e tij, por gjesti i tij i shëmtuar ka filluar të bëjë xhiron e botës. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: