Iniesta konteston finalistët për çmimin e lojtarit më të mirë

176

Gareth Bale, Cristiano Ronaldo e Antoine Griezmann janë përzgjedhur nga UEFA në listën e ngushtë për çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë.

Me sezonin e ri shumë pranë për të nisur, kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, diskutoi për shumë gjëra, në mesin e tyre edhe për çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë, një çmim që la jashtë tre finalistëve si Lionel Messin ashtu edhe Luis Suarezin.

Në lidhje me këtë vendim të UEFA-s, Iniesta u shpreh se do të zgjidhte lojtarë tjerë për ta fituar këtë çmim.

“Njerëzit votojnë dhe të gjithë kanë arsyet e tyre. I përgëzoj ata të cilët arritën në Top 3-she. Unë do të kisha zgjedhur lojtarë të tjerë në vend të tyre, por këtu nuk ka diçka më tepër për të shtuar”, deklaroi Iniesta.