Infantino synon një Kupë te Botës me 40 ekipe nga 32 sa janë tani

93

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përsëritur të martën synimin e tij për një botëror futbolli me 40 ekipe në të ardhmen, nga 32 që është aktualisht, një ide e prezantuar edhe në programin e tij të kandidaturës, bëri të ditur FIFA.

“Nuk është më sekret, unë besoj në një Kupë të Botës me 40 ekipe, pra 8 më shumë sesa tani”, është shprehur ai.

“Kjo do të thotë se janë 8 kombëtare suplementare për t’u kualifikuar, por ky është një avantazh për ekipet që duan të kualifikohen, kjo është e rëndësishme”, theksoi italo-zvicerani Infantino.