Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mohuar mundësinë që ti heqin të drejtën Rusisë dhe Katarit për të organizuar Kampionin Botëror në vitin 2018, rrespektivisht 2022.
Megjithëse organizimi i dy turneve po kalon nëpër duart e FBI-së, mundësia e rifutjes në tenderim është mjaft e vogël, pasi që kryetari i sapozgjedhur Infantino i ka dhënë përkrahje të plotë vendeve që kanë fituar të drejtën për të organizuar Kampionatet Botërore.
Në intervisten e parë pas zgjedhjes si president i FIFA-s, Infantino u shpreh:
“Për Katarin dhe Rusinë, vendimet janë marrë në vitin 2010 nga komiteti ekzekutiv dhe nuk ka vend për polemika dhe akuza. Tani është e nevojshme të mobilizohemi për të organizuar kampionatet më të mira në histori, me Rusinë në vitin 2018 dhe Katarin në vitin 2022, si organizatore”.
Infantino është zgjedhur president i FIFA-s, pas zgjedhjeve elektorale të mbajtura javën e shkuar, me ç’rast ka zëvendësuar bashkëvendasin e tij Sepp Blatter, që u detyrua në fund të vitit të shkuar ta linte detyrën kundër vullnetit të tij.