Infantino "kursimtar", kjo është paga vjetore e tij

213

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të përfitojë një rrogë prej 1,5 milionë frangash zvicerane në vit, rreth 1,34 milionë euro. Kjo është shifra e publikuar nga vetë institucioni që drejton futbollin botëror, i cili ka vendosur të zbardhë shpenzimet për të respektuar transparencën e plotë të këtij institucioni.

gianniinfantino-cropped_b7dulzoi51ud1bd2d3i54vpr0jpgt518671483

Ndër përfitimet e tjera, Infantino do të ketë në dispozicion gjatë gjithë kohës një makinë me shofer personal, si dhe do t’i mbulohen shpenzimet operacionale për rreth 2 mijë franga zvicerane në muaj, rreth 1800 euro. Ai është treguar shumë kursimtar në krahasim me paraardhësin e tij, Sep Blater, pasi nuk do të përfitojë asnjë lloj bonusi gjatë vitit 2016.

FIFA-president-Sepp-Blatter

Pas largimit të Blater, u zbulua se ky i fundit i kishte caktuar vetes një rrogë vjetore prej 3 milionë dollarësh, ndërsa i kishte dhënë gjithashtu shpërblim vetes edhe 10 milionë dollarë pas përfundimit të Botërorëve në Afrikën e Jugut dhe Brazil.